Lajme

Lidhjet e trenave mes Austrisë dhe Italisë u pezulluan për shkak të koronavirusit

Që nga e premtja, shërbimet e trenave midis Austrisë dhe Italisë do të ndërpriten ndjeshëm – dhe në disa raste edhe do të anulohen.

Më 11 dhe 12 dhjetor nuk do të ketë linja midis dy vendeve, raporton ORF.

“Ne u kërkojmë pasagjerëve tanë të kalojnë në lidhje rajonale të transportit ose mjete të tjera transporti në këto dy ditë”, u tha në njoftim.

Arsyeja e pezullimit janë masat e reja zyrtare të koronavirusit të Italisë, përcjell tutje albinfo.at