Shëndetësi
Lëngjet me sheqer “fajtore” për gurët në veshka
Ata që brenda ditës pinë së paku një gotë lëng që përmban sheqer, kanë 23 për qind më tepër rrezik për tu sëmurë nga gurët në veshka, në krahasim me të tjerët
Kush pi mjaft lëngje, sipas rregullit, nuk duhet të ketë frikë nga formimi i gurëve në veshka. Mirëpo, jo çdo lloj pijeje është e dobishme për parandalimin e gurëve në veshka.
Sipas një studimi të realizuar nga “Brigham and Women`s Hospital” i Bostonit, SHBA, lëngjet freskuese me sheqer, ku gjithsesi hynë edhe pijet me gaz si coca-cola etj., e bëjnë pikërisht të kundërtën. Në studimin e spitalit të përmendur, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga tri studime të ndryshme me mbi 194 mijë pjesëmarës. Të dhënat kanë qenë të grumbulluara brenda një periudhe prej tetë vitesh.
Konstatimi në të cilin kanë ardhur studiuesit ka qenë se, ata që brenda ditës pinë së paku një gotë lëng që përmban sheqer, kanë 23 për qind më tepër rrezik për tu sëmurë nga gurët në veshka, në krahasim me të tjerët. Në kundërshtim me këtë, personat që pinë çaj, kafe, verë, birrë, ose edhe lëng portokalli pa sheqer, e ulin rrezikun e formimit të gurëve në veshka, shkruan web.de, Magazine Gesundheit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










