Shëndetësi
Simpoziumi i LMSHZ-së merr vëmendjen e lartë të mjekëve të diasporës
Me temën Sindroma metabolike dhe pasojat e saj, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës po merr jo vetëm vëmendjen e mjekeve dhe mjekëve shqiptarë, por edhe të mërgimtarëve që kërkojnë të konsultohen në gjuhën shqipe me mjekët shqiptarë të LMSHZ-së.
Diaspora shqiptare e Zvicrës ka një shtrirje të gjerë të aktiviteteve me shoqata e rrjete që synojnë faktorizimin dhe rrjetëzimin e shqiptarëve të Zvicër. Një nga rrjetet që po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e shqiptarëve dhe vendasve është Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës.
Arritjet dhe puna e mjekeve dhe mjekëve shqiptarë në spitale e ordinanca te ndryshme të Zvicrës ka kthyer këtë institucion në organizimin me të rëndësishëm e më të respektuar të shqiptarëve të Zvicrës.
Brenda këtij institucioni janë bashkuar kokat me brilante e më të suksesshme të mjekeve dhe mjekëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Në krye me Prof. Dr. med. Florim Cuculin, Lidhja e Mjekëve ka në radhët e saj shefin e kardiologjisë së Spitalit Kantonal të Lucernit, shkruan albinfo.ch.
Kurse për nënkryetar ka gastroentrologun Dr. Mentor Bilali, i cili po ashtu ushtron detyrën e shefit mjekësor të Spitalit Regjional në Langenthal. Dr. Mentor Bilali është përgegjës për menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të Qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal. Të dy mjekët dhe anëtarët e kryesisë me Prof. Dr. med. Alban Neziri, arkëtarin med. dent. Gazmend Haliti, Dr. med. Naim Mehmeti, sekretaren Dr. med. Valbona Miftari dhe Dr. med. Afrore Suka-Qorolli janë bartës të simpoziumit të akredituar që është zhvilluar të shtunën në ambientet e «Swissötel Kursaal” në Bernë.
Në këtë simpozium kanë referuar mjekë të fushave të ndryshme me temën: Sindroma metabolike dhe pasojat e saj.
Kryetari i LMSHZ-së hapi simpoziumin e tretë me një fjalim të shkurtër përgëzues për kryesinë dhe të angazhuarit e tjerë mbi punën e madhe që kanë bërë për organizimin e eventit.
Stomatologu Gazmend Haliti na tha që kësaj here interesimi për pjesëmarrje ka qenë i lartë dhe për shkak të vendeve të limituara, nuk kanë mundur të marrin pjesë të gjithë të interesuarit. «Ne s’kemi pasur kështu si kësaj here asnjëherë kaq shumë mjeke dhe mjekë të interesuar për pjesëmarrje. Sikundër që ka qenë i lartë edhe interesimi i prodhuesve të medikamenteve dhe mjeteve të tjera të mjekësisë për të prezantuar produktet e tyre në hollin e sallës së gjigante, ku ishin paraparë pauzat e simpoziumit.
Referenti i parë i simpoziumit, Dr. med. Agron Abrashi, hapi simpoziumin, duke sjellë kështu përvojën e tij shumëvjeçare në trajtimin e temës Sindromi metabolik dhe pasojat e tij.
“Niveli ishte jashtëzakonisht profesional dhe i lartë. Tema e trajtuar është aktuale dhe e dobishme për pjesëmarrësit si një përvojë që mund ta marrin dhe ta aplikojnë në ordinancat apo vendet e tyre të punës”, deklaroi për albinfo.ch Dr. Med. Agron Abrashi.
I pyetur për dallimin mes organizimit të LMSHZ-së dhe përvojave që ai ka pasur në jetën e tij profesionale, duke qenë se ka një përvojë të gjatë pune, Dr. Abrashi thotë: “Vërehet një dallim i dukshëm kur unë kam filluar para njëzet vjetëve. Niveli profesional dhe trajtimi i temave ka një ngritje të theksuar”, shprehet referenti Abrashi, duke veçuar këtu numrin e lartë të mjekëve shqiptarë që janë në pozita të larta drejtuese nëpër sptiale të ndryshme të Zvicrës.
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës falënderon pjesëmarrësit
Një ditë pas simpoziumit të tretë të LMSHZ-së, kryesia dhe këshilli organizativ i simpoziumit kanë falënderuar pjesëmarrësit për interaktivitetin konstruktiv gjatë ligjëratave “State of the Art” të simpoziumit III.
“Gjatë simpoziumit u diskutuan aspekte të ndryshme të parandalimit dhe trajtimit sa më të mirë të pacientëve që vuajnë nga “sindromi metabolik”, duke marrë parasysh gjetjet më të fundit shkencore”, ka shkruar sekretarja Dr. Med. Valbona Miftari dhe ka cilësuar ngjarjet e këtilla shkencore si një shkëmbim profesional që nxisin projekte shkencore për të ardhmen, shkruan albinfo.ch.
“Një ndër “Highlights” e ditës së djeshme ishin natyrisht edhe hapjet e sesionit të parë dhe të dytë të simpoziumit me nga një këngë të interpretuar nga Trina Haliti, vokaliste e të përcjella nga Ulpiana Miftari me flautë, Lumbardha Klinaku me piano dhe Vendim Thaqi me kitarë”, ka shkruar Dr. Miftari, përcjell albinfo.ch.
Ligjëruesi i fushës së angiologjisë, Dr. med. Naim Mehmeti, i cili drejton ordinancën e tij private në angiologjisë në Winterthur, e cilësoi simpoziumin si organizimin fantastik, duke përgëzuar ligjëruesit për nivelin e lartë të trajtimit të temës së metabolizmit.
“Përveç se përfitojmë nga ky simpozium, esenciale është se ne arrijmë të njihemi për nga afër dhe kështu lindin bashkëpunime të reja nga ku përfiton edhe komuniteti ynë ketu”, shprehet Mehmeti.
I pyetur për përvojën e tij të punës në ordinancën e tij që lidhet me parandalimin e sëmundjeve kardivaskulare, Dr. Mehmeti thotë se ka bashkëpunim të mirë me mjekë shqiptarë dhe nga ta e të tjerë vijnë për trajtim edhe shumë pacientë shqiptarë. “Me gëzon fakti që në ordinancën time pacientët mund ti marrin shërbimet edhe në gjuhën shqipe. Njëkohësisht duke qenë se kam shërbyer kohë të gjatë në spitalin kantonal të Winterthurit, kam një bashkëpunim ekselent me ta dhe kirurgu vaskular vjen rregullisht në ordinancë për kontrollim të pacientëve që kanë nevojë për intervenim kirurgjik”, shprehet ai për albinfo.ch.
Kryetari i LMSHZ-së me apel për politikanët shqiptarë për të hapur dyert e bashkëpunimit me mjekët e diasporës
Simpoziumi ishte shumë i suksesshëm. Salla ishte e mbushur dhe më e mira ishte se pjesëmarrësit qëndruan deri në fund dhe nuk u larguan. Kjo tregon që interesimi ishte i lartë dhe diskutimet ishin në nivel akademik. Mbi të gjitha, kishte diskutime kontraverse kur nuk pajtoheshin me ndonjë mënyrë trajtimi të metabolizmit apo medikamentëve të përdorura”, thotë kryetari i LMSHZ-së që si nivel të lartë të simpoziumit veçon debatet pro dhe kontra një trajtimi. “Kjo tregon që ne jemi koshientë se jo gjithçka në mjekësi ështe bardhë e zi”.
I pytur për rrugën që do të ndjekin në të ardhmen, Dr. Cuculi veçon rrugën e bashkimit përmes eventeve të kësaj natyre. “Lidhja duhet të sjellë diçka që ne nuk e kemi pasur deri më tani, e ato janë eventet edukative që kombinohen edhe me aspekte sociale”.
Doktor Cuculi beson që ka një potencial shumë më të madh se kaq të organizimit të mjekëve shqiptarë në diasporë, e sidomos duke shkëmbyer përvoja me mjekë nga vendi ynë i origjinës.
“Ne do të duhej të shërbenim si një platformë diskutimesh, ku secili nga ne sjell ide e përvojë pune nga vendi ku shërbejnë si në aspektin shkencor, ashtu edhe atë biznesor, siç janë hapja e ordinancave private”, thotë Dr. Cuculi, transmeton albinfo.ch.
Profesori universitar apelon tek politikanët dhe mjekët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni që ta kërkojnë bashkëpunimin me mjekët e diasporës.
“Ne kemi filluar një bashkëpunim me “Swiss Medical School” dhe ky është një hap shumë pozitiv drejt organizimit të eventeve të përbashkëta, sepse kjo na zhvillon edhe në aspektin shkencor, sepse ata shohin patalogji të tjera që ne ndoshta nuk i shohim, por na ndihmon edhe në aspektin social, se ne njihemi me njëri-tjetrin”, vlerëson doktor Cuculi.
Ligjërues në simpozium ishin:
Dr. med. Agron Abrashi, internis FMH me teme diagnostikimi dhe prevencioni i sindromit metabolik,
Dr. med. Xhafer Sadiku – Terapia aktuale e Diabetit tip II,
Dr.med. dent. Gazmend Dauti, mjek stomatolog SS= / artodent – Rëndësia e shëndetit të gojës te pacientët me sindromin metabolik,
Dr. med. Naim Mehmeti, angiolog FMH – Shputa diabetike,
Dr. med. Mentor Bilali, gastroentrolog dhe hepatolog FMH -Bariatria nga aspekti gastro-entero-hepatologjik,
Dr. med. Afrim Kurtani, kirurg FMH – Bariatria nga aspekti kirurgjik,
Prof. Dr. med. Alban Y. Neziri, gjinekolog dhe obsteter FMH – Sindromi i avarve polcistike,
Dr. med. Shkelqim Kica, oftalmolog FMH – Retonopia diabetike,
Dr. med. Jonian Sinaj, internist FMH -Trajtimi i sindromit metabolik te mosha e tretë,
Prof. Dr. med. Florim Cuculi, kardiolog FMH – Trajtimi i sëmundjeve koronare te pacientët me sindromin metabolik.
E-Diaspora
-
50 mësues për mësimin gjuhës shqipe në Greqi Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka...
-
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
-
Shoqata “ArtPlisi”, ekspozon veprat e 17 artistëve shqiptarë, në Wetzikon ZH
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
-
Ansambli “Trojet”, Winterthur, me koncert artistik për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kurti të dielën takoi mërgatën në Austri, u bën thirrje të investojnë në Kosovë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës...
-
Austri: Targat e personalizuara të makinave, në rënie
-
Gjendet i vdekur gjuetari që vrau kryebashkiakun në Austri, dyshohet se bëri vetëvrasje
-
Austri: ÖVP dhe SPÖ do të takohen për të negociuar një koalicion të mundshëm
-
Kurti sot në Vjenë takon mërgimtarët