Kultura
Le Matin : “Rita Ora, Ora e famës“
"Le Matin" i referohet shkrimit të albinfo.ch në lidhje me Rita Ora, rrënjët kosovare si dhe koncertin në “Rinora4”
Rita Ora sërish në fokus të medieve zvicerane. Rita Ora ka bërë publik me single-in e saj më të ri R.I.P. të hënën në Londër.
“Një emër që bën zhurmë dhe që i tremb princeshat e tjera të POP-it dhe RnB-së. Një fizik që të çmend, një përzierje e Gwen Stefani dhe Rihanna”. Kështu e fillon shkrimin dy faqesh e përditshmja më e madhe Zvicrës romande “Le Matin “. Rita po ashtu ka zënë një vend të bukur të faqes së parë.
“ Me prejardhje kosovare, ylli i ri është veçse duke i bërë hije Rihanës dhe Beyoncé, kurse është burri i saj i fundit, Jay-Z, i cili e ka lansuar atë “. Rita synon shumë lartë dhe është duke punuar për ta nxjerrë për këtë verë albumin e saj të parë.
© albinfo.ch
Shkrimi ndalet po ashtu në identifikimin e Ritës si një vajzë e emigrantëve shqiptarë në Londër me rrënjët e saj shqiptare, si dhe mbesë e regjisorit Besim Sahatçiu . “Flas rrjedhshëm shqip sepse është ende gjuha të cilën e flasim në familje. Kthehem shpesh në Kosovë. Një ditë, do të doja ta integroj muzikën tradicionale në albumet e mija (…) Shpresoj një ditë të jap koncert atje si dhe të mbledh mjete për projekte në favor të Kosovës”, citohet të ketë thënë Rita.
“Le Matin” përmend po ashtu lajmet e vazhdueshme të albinfo.ch për Rita Ora si dhe koncertin e saj që do të mbahet më 26 maj në “Rinora 4” në Cyrih.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










