Shëndetësi
Larja e enëve zgjat jetën
Ato që bënin së paku 30 minuta në ditë në larje të enëve apo dritareve, kishin 12 për qind më pak shanse që të përjetonin vdekje të hershme
Larja e enëve dhe palosja e rrobave nuk është pjesa më e mirë e ditës. Por aktivitetet e thjeshta si këto ndihmojnë në zgjatjen e jetës, sipas një hulumtimi të ri.
Një studim në SHBA ka nxjerrë një konkludim se gratë që kanë bërë më shumë aktivitete ‘të lehta’ ishin më pak në rrezik për vdekje të hershme.
Ato që bënin së paku 30 minuta në ditë në larje të enëve apo dritareve, kishin 12 për qind më pak shanse që të përjetonin vdekje të hershme. Ato që bënin po ashtu edhe më gjatë këto “ushtrime” kishin 39 për qind më pak shanse për vdekje të hershme, transmeton Albinfo.ch.
“Bërja e diçkaje është më mirë se të mos bësh asgjë, edhe në nivele të ulëta të aktiviteteve fizike”, ka thënë Michael LaMonte nga Universiteti i Buffalos në New York.
Në studim u përfshinë më shumë se 6000 gra mes moshave 63 dhe 69 vjeçare aktivitetet e të cilave u matën nga një senzor që bartnin. Duke u bazuar në të dhënat e nxjerra, hulumtuesit thanë se aktivitetet fizike bënë që gratë të kenë shëndet më të mirë.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










