Kosova
Lahi Brahimaj ftohet nga Specialja
Lahi Brahimaj në të kaluarën ka qenë i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës dhe nga akuzat që kanë rënduar mbi të, pati dalë i pafajshëm. Edhe kësaj here ai ka thënë se do të bashkëpunojë me drejtësinë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK dhe ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Lahi Brahimaj, është personaliteti i radhës që është ftuar nga Gjykata Speciale.
Brahimaj ka konfirmuar për Klan Kosova se ka marrë një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Special.
“Po. Kam pranuar një ftesë me kërkesë që të paraqitem”, ka thënë Brahimaj përmes telefonit për Info Magazine, përcjell albinfo.ch.
Brahimaj në të kaluarën ka qenë i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës dhe nga akuzat që kanë rënduar mbi të pati dalë i pafajshëm. Edhe kësaj here ai ka thënë se do të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Realisht kur ka ndodhur procesi i parë kam thënë se bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës, prej të cilit ka pasur një verdikt. Si deputet i Parlamentit kam menduar se një Tirbunal i ri është i panevojshëm dhe vota ime ka qenë kundër. Vota shumicë ka qenë pro që të jetë një tribunal dhe e respektoj verditkin e tyre dhe do ta respektoj atë”.
“Do ta kaloj edhe këtë sfidë”, është shprehur ai.
Sipas Brahimjat, ka një tendencë që me Gjykatën Speciale të dëmtohet lufta e UÇK-së.
“Ka tendenca që ta dëmtojnë luftën e UÇK-së, por të gjithë: Serbia, UNMIK dhe EULEX nuk do të mund ta dëmtojnë këtë luftë. UÇK-në do ta turpërojnë ata që kanë keqpërdorur luftën e UÇK-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












