Kuriozitete
Ky është Universiteti më i mirë në botë për të katërtën herë
Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.
Vlerësimet vjetore të realizuara nga revista “Times Higher Education” kanë renditur universitetin amerikan, Instituti i Kalifornisë për Teknologji, në vendin e dytë si dhe Universitetin Kembrixh në të tretin, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke pasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë. Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar sa u përket universiteteve më të mira në Evropë, transmeton tch.
Universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë në renditje botërore, pasi shtatë prej tyre gjenden në listën e 10 institucioneve më të mira. Sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart më së shpejti në listën e këtij viti.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












