Kosova
Ky është qëndrimi i grupeve parlamentare në lidhje me mocionin e mosbesimit
Deklarata e kryetarëve në lidhje me mocionin
Me 106 deputetë në sallë, ka filluar seanca në Kuvendin e Kosovës. Në rend dite është vetëm votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Grupet parlamentare NISMA-AKR dhe 6+ u deklaruan pro mocionit ndaj Qeverisë Kurti.
Lista Serbe gjithashtu do të mbështesë rrëzimin e Qeverisë. Igor Simiq nga Lista Srpska, ka deklaruar në fjalën e tij në Kuvend, se të 10 deputetët serbë nga kjo parti do të votojnë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
“Lista Serbe nuk e ka mbështetur këtë Qeveri që nga fillimi. Kur bëhet fjalë për punën e saj, ne kemi pasur në vazhdimësi vërejtje, sidomos për taksën që po dëmton të gjithë. Gjëja e dytë që kjo Qeveri nuk e ka bërë, është tregimi i respektit minimal për komunitetin serb. Të gjithë 10 deputetët e Listës Serbe do të mbështesin rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, tha se është ditur moti që Albin Kurtit do t’i merret mandati.
“Kemi vetërrëzim të planifikuar të kësaj qeverie”, tha Haradinaj në fjalën e vet.
Sipas tij në Qeverinë Kurti, ka pasur “Diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara”.
“I kemi raportet më të këqija me aleatët tanë. Kjo qeveri në kohën më të keqe po shkon”, tha ai, duke shtuar se “nuk e dimë për çfarë lajmi të mirë do të mbahet mend”.
Kurse, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij do të votojë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
“Që në zanafillën e vetë, koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së e ka dëshmuar papërgjegjësinë ndaj vendit dhe paaftësinë për të qeverisur në mënyrë normale, fillimisht me vonesën e tejzgjatur prej 119 ditëve për ta formuar qeverinë, duke e mbajtur të paralizuar jetën institucionale të shtetit dhe duke e penguar rrjedhën normale të zhvillimit në vend. Kjo zvarritje ishte edhe dëshmia e parë e mashtrimit të drejtpërdrejtë që këto dy parti i bënë elektoratit të tyre pasi i kishin premtuar qeveri brenda 72 orësh mbi baza parimore, ndërsa u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor për poste dhe pushtet. Ky kryeministër e kjo qeveri nuk meritojnë të qeverisë Republikën e Kosovës”, tha ai.
“Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t’ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë”.
Ndërsa, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu drejtuar LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nismës, u ka thënë se kurrë Vetëvendosjen s’mund ta mposhtin.
“Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiq. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Selimi, tranmseton Koha.
Selimi tha se në kohën kur e gjithë bota po lufton ndaj pandemisë COVID-19, këto parti po luftojnë për pushtet.
Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka arsyetuar shtrimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ku bën pjesë edhe partia e tij.
Pasi numëroi, sipas tij, dështimet e Qeverisë Kurti, Gashi ftoi deputetët të votojnë pro mocionit të mosbesimit.
“Në situatën që ndodhemi, ftoj deputetët që përmes votës së mosbesimit të rrëzojnë këtë Qeveri. Na duhet një Qeveri e re për kohë të pacaktuar që do të adresonte sfidat imediate”, ka thënë Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










