Lajme

Kompjuteri më i shpejtë në botë, i cili po e studion përhapjen e Covid-19

Japonia ka futur në funksion super-kompjuterin për të studiuar përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit.

Fugaku, i cili u zhvillua nga Fujitsu dhe instituti i kërkimit të qeverisë Riken, u rendit i pari në listën Top500 të superkompjuterëve globalë, njoftuan Fujitsu dhe Riken të martën, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Fugaku mund të kryejë më shumë se 415 415,000 trilionë komanda në sekondë, duke e bërë atë 2.8 herë më të shpejtë se Summit, super-kompjuterin e ndërtuar nga IBM, i cili më parë mbante vendin e parë.

Super-kompjuteri japonez tashmë është në faza eksperimentale, i cili po përdoret për gjetjen e hulumtimeve lidhur me Covid-19, përfshirë diagnostikimin, terapinë dhe simulator për përhapjen e virusit, tha Riken në një deklaratë në prill.

Fugaku është planifikuar të funksionojë me kapacitet të plotë që nga viti i ardhshëm.