Lajme
Zvicër: BAG raporton 2986 infeksione në 24 orët e fundit
BAG raporton 7 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 52 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 2,986 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore tani është 2452 ose 49 për qind më shumë se një javë më parë, transmeton albinfo.ch. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja llogaritet të dyfishohet afërsisht çdo 12 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 332.1.
BAG po ashtu raporton 64 shtrime të reja në spital ndërs mesatarja 14-ditore është 28 shtrime në në ditë. Kjo është 8 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Aktualisht 554 persona po trajtohen në spital për Covid-19 dhe është 18 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Po ashtu aktualisht po marrin trajtim intensiv 119 pacientë me Covid-19 ose 7 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht 77 për qind të zënë. 14 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.
BAG raporton 7 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur. Kjo është 52 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












