Lajme
Luani Erion nga Shqipëria, “vdes” në Gjermani: Nuk u zgjua nga anestezia
Aktivistët e të drejtave të kafshëve u njoftuan për luanin përmes një fotografie në mediat sociale dhe e shpëtuan atë me ndihmën e zyrtarëve të doganave
Luani Erion, i cili kishte jetuar në Maßweiler që nga dhjetori, ka vdekur papritur. Ai nuk u zgjua nga anestezia në të cilën e kishin vendosur. Shkaku është ende i paqartë.
Të shtunën e kaluar, luani afërsisht katërvjeçar ishte planifikuar për një ekzaminim mjekësor – i pari që kur kafsha mbërriti në strehën e kafshëve “Tierart” në Maßweiler dhjetorin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Macet e mëdha, grup ku bëjnë pjesë edhe luanët duhet të anestezohen për këtë procedurë. Erioni nuk u zgjua kurrë nga anestezia dhe ngordhi pak pasi filloi ekzaminimi.
Të gjitha kafshët u ekzaminuan.
“Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi,” tha Eva Lindenschmidt, një biologe në Tierart, për gazetën Rheinpfalz.
Dy javë më parë, dy veterinerët Johanna Painer-Gigler dhe Julia Bohner ishin mysafirë në stacion për disa ditë.
Më parë, ai mbahej në kushte të këqija në Shqipëri – në një hapësirë që ishte shumë e vogël. Aktivistët e të drejtave të kafshëve u njoftuan për luanin përmes një fotografie në mediat sociale dhe e shpëtuan atë me ndihmën e zyrtarëve të doganave.
Në rajonin e Pfalzit të Gjermanisë, gjithçka dukej se po shkonte për mirë: “Të gjithë u dashuruan me të kur ai mbërriti në Maßweiler”, thotë Eva Lindenschmidt, kujdestare e Erionit dhe eksperte e jetës së egër në Maßweiler, përcjell albinfo.ch. Luani i dobësuar, i cili kishte humbur pothuajse të gjithë krifën e tij, fitoi forcë dhe masë muskulore.
Kujdestarët raportonin me entuziazëm për natyrën e tij kurioze ndërsa ai shërohej në Pfalz.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











