Kosova
Kuvendi i Kosovës, të hënën seancë të jashtëzakonshme për ‘gylenistët’
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e Komisionit hetimor parlamentar për 6 shtetasit turq.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, njëherësh kryetar i Komisionit hetimor parlamentar dhe Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënkryetar i këtij komisioni, dorëzuan kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për të shqyrtuar e votuar raportin me gjetjet e komisionit, transmeton albinfo.ch.
“31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendit, ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt. Në këto kushte, deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.
Kërkesën që seanca të mbahet të hënën, më 24 qershor, në orën 11:00, e ka aprovuar Kryesia e Kuvendit.
Kuvendi njofton se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë (6) shtetasve turq më 26 mars 2018″.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










