Kosova
Kurti pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate nga Zvicra
Ata biseduan për bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe Qeverisë, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, që përbëhej nga deputetët nacionalë, Mustafa Atici dhe Fabian Molina, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtarin e Kryesisë së SP-së, Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të migrantëve të SP-së, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i Grupit të migrantëve.
Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se ata biseduan për bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe Qeverisë, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, transmeton Albinfo.ch.
“Si socialdemokratë në dy vendet tona, ne duhet të bashkëpunojmë sa më afër dhe për interesat dhe çështjet tona të përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik, vlerat socialdemokrate, si dhe shkëmbimi bilateral në fusha të ndryshme”. “Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takojë edhe aktorë të ndryshëm nga shoqëria civile, ndërmarrësia e TIK-ut, si dhe institucione të tjera të Republikës së Kosovës. Anëtarët e delegacionit theksuan mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës për ta bërë Kosovën një rrëfim suksesi, si dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











