Kosova
Kurti: Lista Serbe nuk do të përfshihet në qeverinë e re
Ai ka folur edhe për bisedimet me LDK-në për koalicionin
Megjithatë, Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ka paralajmëruar se ministër serb do të ketë në kabinetin e ri.
“Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shantazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”, ka thënë Kurti në RTK.
Ai ka folur edhe për bisedimet me LDK-në për koalicionin.
“Jemi gjithnjë e më afër, larg nuk kemi qenë asnjëherë. Grupet tona punuese janë duke diskutuar për harmonizimin programor dhe projektet e përbashkëta qeveritare që do i kemi, por njëkohësisht edhe për ndarjen e përgjegjësive, funksioneve në qeverisjen tonë të përbashkët. Populli e ka vendosur që opozita e deridjeshme do të jetë qeveria e nesërme dhe njëkohësisht ia ka dhënë një përparësi Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua për këtë qeveri”, ka thënë Kurti.
“Synimi ynë është që qeveria jonë të jetë një koalicion sa më i madh me numra, por natyrisht që hapi i parë dhe më i rëndësishëm është ai i marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe vetëm më pas ne do të vendosim sërish bashkë se çka më tutje, por një pjesë të madhe të punës tashmë e ka kryer populli i Kosovës. Ne nuk do ta kemi qeverinë të varur nga kushdo që përpiqet që të faktorizohet për vete, duke penguar qeverisjen”, ka deklaruar ai percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













