Sport
Kuqezinjtë besojnë në fitore
Futbollistët kuqezi janë shprehur se mund të kalojnë këtë krizë që i ka kapluar dhe të shënojnë fitore në Izrael
Shqipëria nesër ka një test shumë të rëndësishëm, ku do të përballet me Izraelin si mysafire, shkruan albinfo.ch.
Futbollistët kuqezi janë shprehur se mund të kalojnë këtë krizë që i ka kapluar dhe të shënojnë fitore në Izrael.
Sulmuesi i Luganos, Armando Sadiku thotë se duhet të jenë agresivë në fushë dhe fitoret do të vijnë. “Kemi mundësinë më të mirë për të marrë sërish situatën në dorë. Një ekip si ne nuk mund ta pranojë kurrë humbjen me Luksemburgun, por pas saj kemi folur gjatë. Unë besoj se nuk ka asnjë faj trajneri në këtë aspekt, por çdo gjë na takon ne ta ndryshojmë. Na takon ne të reagojmë. Duhet të jemi dhe do te jemi shumë agresive në fushë”, theksoi Sadiku.
Edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi beson në fitore. “Besoj se kemi humbur agresivitetin dhe këtë duhet ta rikthejmë. A do të shënoj në Izrael? Për mua rëndësi ka të fitojë skuadra, pastaj pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo jo. Por gjithsesi, do të ishte dyfish kënaqësi të fitonim dhe të shënoja”, u shpreh Cikalleshi.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











