Kosova

Kuorumi la platformën e dialogut pa votuar

Vetëm pesë deputet morën pjesë në votimin për platformën e dialogut

Në lidhje me këtë rast, platform nuk arriti të votohet.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani në mbledhjen ku po shqyrtohej në lexim të dytë platforma për dialogun tha se , pa kaluar ligji për dialogun çdo dokument në prodhohet nga ai ekip është i pavlefshëm.

“Unë do ta kërkoj edhe një vlerësim nga zyra ligjore nëse votimet për amendamentet me pesë vota janë valide ose jo. Sa i përket përmbajtjes së platformës, qysh në hyrje ky ekip që tenton të pozicionohet. Delegacioni shtetëror pranon jo vetëm marrëveshjen e prillit 2013 por pranon edhe të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash”, tha Osmani.

Ajo shtoi se parimi katër thotë se “do të shqyrtoj të gjitha çështjet e hapura e ky parim është problematik se për Serbinë, çështje e hapur është territori i Kosovës”.

Osmani përmendi edhe krimet e luftës.

“Ndërkohë tek krimet e luftës, krimeve që janë kryer në Kosovë i thuhet veç krime të luftës e jo gjenocid, pra këtu delegacioni pozicionohet se në Kosovë ka pasur veç krime të luftës e jo gjenocid. Në platformë mungon fjala i panegociueshëm nga institucionet e Kosovës”, tha Osmani.