Shkurt.ch
Kundër shërbimit të detyruar ushtarak, për një ushtri profesioniste
Propozimi i bërë dje nga deputeti liberal i Gjenevës, Pierre Maudet, ka ndarë në dysh opinionin zviceran
Të hiqet shërbimi i detyruar ushtarak dhe në vend të tij, mbrojtja e vendit të bëhet përgjegjësi e një ushtrie profesioniste prej gjithsej 20 mijë trupash. Një propozim të tillë e ka bërë dje deputeti liberal (FDP) nga Gjeneva në Parlamentin Federal, Pierre Maudet dhe me këtë ka ndarë në dysh opinionin zviceran.
Siç shkruan blick.ch, Maudet nuk është i vetëm në qëndrimin e tij. Ish kryeshefi i forcave të armatosura të Zvicrës, Walter Keckeis shprehet po ashtu për një ushtri profesioniste dhe kundër shërbimit të detyruar ushtarak.
Por, politikanë tjerë kanë mendim tjetër. Partia Popullore e Zvicrës (SVP) ka reaguar me forcë ndaj këtij propozimi. Ajo madje ka quajtur FDP-në si „kërcënuesen më të madhe të sigurisë së Zvicrës”.
Ndërsa kryeshefi aktual i Armatës Zvicerane Andre Blattmann ende nuk është deklaruar lidhur me propozimin për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











