Shkurt.ch

Kundër ndërrimit të mbiemrit pas martesës

Dhoma e kantoneve e Parlamentit Nacional të Zvicrës ka vendosur që në të ardhmen bashkëshortet dhe bashkëshortet, sipas rregullit, të mbajnë mbiemrin e tyre edhe pas martesës. Mirëpo ata/ato mund ta zgjedhin po ashtu edhe mbiemrin e njëri tjetrit si mbiemër familjar të tyre.

Ndërkaq, bashkëshortët duhet të përcaktohen qysh në lidhjen e martesës së tyre për mbiemrin që do të mbajnë fëmijët e tyre në të ardhmen. Sipas kësaj, nuk do të ketë më mbiemra të dyfishtë. Dhoma në fjalë synon që rregullat e njëjta t`i bëjë të vlefshme edhe në rastet e partneriteteve homoseksuale.

Vendimi është marrë me 38 vota pro dhe asnjë kundër. Ky vendim shkon më tutje për miratim në Dhomën Federale të Parlamentit.