Bota
Kthehet në Moskë rusja, e cila u dënua për spiunazh në SHBA
Aeroplani në të cilin ndodhej agjentja ruse e dënuar në SHBA, Maria Butina, mbërriti në Moskë, transmeton Anadolu Agency.
Aeroplani “Aeroflot”, i cili fluturoi nga Miami ateroi të shtunën në Aeroportin Sheremetyevo pak para orës 11:30, njoftuan zyrtarët e aeroportit.
Butina, aktiviste për të drejtat e armëve, e cila u përpoq të inflitrohet në qarqet kosnservatore të grupeve politike në SHBA dhe të promvonte axhendën ruse në kohën kur Donald Trump mori pushtetin, u lirua të premten nga një burg i sigurisë së ulët në Florida. Ajo ishte në paraburgim që nga arrestimi i saj në korrik të vitit 2018.
Ish-studentja e diplomuar në Universitetin Amerikan u shpall fajtore dhjetorin e kaluar për komplotin se ka vepruar si agjente e paregjistruar për Rusinë. Ajo pranoi se ajo dhe një ish-deputet rus kishin punuar për të nxitur kontaktet në Shoqatën Kombëtare të Armëve për të gjetur kanalet që do të çonin drejt konservatorëve amerikanë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












