Lajme
Moska i vendos sanksione Bidenit
Rusia ka vendosur të martën sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.
Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet.
Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, Perëndimi ka goditur Rusinë me sanksione të ashpra në disa sektorë.
Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta