Shqipëria
Kthehen në Shqipëri të larguarit e tërmetit: Faleminderit, Kosovë!

Qytetarët e strehuar në Prizren pas tërmetit të 26 nëntorit po kthehen në mënyrë vullnetare në shtëpitë e tyre. Rreth 70 persona kanë lënë kampet në dy ditët e fundit, ndërsa 450 të tjerë përllogaritet se janë ende atje.
Kukës: Të strehuarit në Prizren pas tërmetit të 26 nëntorit po kthehen në shtëpi.
Mbi 70 persona, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, kanë lënë në mënyrë vullnetare Kampin e Inovacionit dhe sallën e përshtatur të gjimnazit “Gjon Buzuku”, ku ishin strehuar.
“Po ikim për Durrës me gjithë bashkëshorten time”, thotë një qytetar për mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Procesi i rikthimit në zonat ku jetonin e banonin para tërmetit, po bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë, të cilët shoqërohen nga efektivë të Policisë së Kosovës.
“Aty jemi të tronditur, prapë të tronditur po shkojmë”.
Aktualisht në Kampin e Inovacionit në Prizren janë strehuar 420 banorë nga disa zona të prekura nga tërmeti, ndërsa 30 të tjerë janë akomoduar në palestrën e gjimnazit “Gjon Buzuku”.
Qytetarët vlerësojnë pritjen dhe kushtet që u siguruan autoritetet e Kosovës.
“Ne po ikim me dëshirën tonë. Faleminderit shumë popullit të Kosovës. Na kanë respektuar me të ngrënë, me të veshur, me të gjitha gjërat. Unë kam qenë te kampi gjerman dhe kanë qenë të gjitha kushtet”.
Shqiptarët e strehuar në Prizren pas tërmetit u vizituan edhe nga presidenti Ilir Meta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës