Kosova
Kryeministri i Kosovës thotë se dialogu rrezikohet me shantazhet e Serbisë
Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, ka ripërsëritur kryeministri Ramush Haradinaj.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se nuk do të pranojnë që të vazhdojë dialogu, nëse Serbia shantazhon dhe vë kushte për këtë proces, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri edhe një herë tjetër ka dalë kundër partnerit në koalicion, PDK-së, kreu i cilës, Kadri Veseli, ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë.
Kreu i ekzekutivit ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut se “mund të ketë luftë të paparë” nëse do të ketë lëvizje të kufijve në Mitrovicë.
Sipas Haradinajt, nuk do të ketë destabilizim të situatës në veri, por ka thënë se e sheh të rrezikshme tregtinë me territore. Në mbledhjen e Qeverisë, kabineti qeveritar ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik kompanisë gjermano-izraelite “SOWI KOSOVO”.
Vlera e këtij investimi është rreth 170 milionë euro. Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit të Aritë Sylejmanit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













