Koronavirusi: çast pas çasti
Kroaci: Rikthehen disa masa kufizuese në parandalimin e përhapjes së COVID 19
Kroacia riktheu disa kufizime antiCOVID-19 në përpjekje për të frenuar shpërthimin e shpejtë të pandemisë, që ka nxitur largimin e turistëve të huaj.
“Duke kërkuar të frenojë përhapjen e koronavirusit dhe të veprojë në bazë të rekomandimeve, qeveria vendosi një sërë masash që do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zgjasin së paku 14 ditë”, njoftuan autoritetet.
Kafenetë dhe baret do të lejojnë vetëm klientë në zona të hapura. Jo më shumë se 50 persona do të lejohen në funerale e dasma dhe jo më shumë se 20 në festime private, shkruajnë mediat atje, përcjellë albinfo.ch.
Austria, Italia dhe Sllovenia e listuan Kroacinë në zonën e kuqe, për shkak të rritjes së rasteve gjatë 10 ditëve të fundit, ndërsa Gjermania etiketoi dy rajone bregdetare të saj si të pasigurta.
Turistët nga këto katër vende përbëjnë pjesën më të madhe të vizitorëve të huaj në Kroaci.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












