Bota
Kroaci: Gjendet trupi i vajzës së zhdukur para 18 vjetësh
Në një fshat në Kroaci, brenda një frigoriferi është gjetur trupi i një gruaje, e cila ishte zhdukur më shumë se 18 vjet më parë, njoftoi policia.
Policia tha se ka arrestuar motrën më të vjetër të Jasmina Dominic, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2005, por ishte parë për herë të fundit në vitin 2000, kur ishte 23 vjeç.
Trupi u gjet të shtunën në një frigorifer në korridorin e shtëpisë së familjes Dominic në fshatin Pavlovec, në verilindje të Zagrebit, njoftoi policia përmes një deklarate, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Smiljana Srnec, 45 vjeçe, u arrestua ndërkaq po zhvillohet autopsia e trupit të motrës së saj, njofton Assocciated Press.
Zëdhënësi i policisë, Nenad Risak, tha se familja i kishte thënë policisë në të kaluarën se Dominic jetonte jashtë vendit.
Rasti ka tronditur Kroacinë, dhe shumë njerëz pyesin se si ishte e mundur që familja të kishte jetuar kaq gjatë me një trup të fshehur në shtëpi.
“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve”, tha Risak, duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic.
“Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri