Maqedonia
Kriza me pasaportat në Maqedoninë Veriore
Qytetarët po ankohen se kjo po ju sjellë shumë telashe, madje edhe dëme financiare
Kriza e pasaportave në Maqedoninë Veriore nuk do të përfundojë në ditën që arrijnë 100 mijë ekzemplarët nga Gjermania.
Lista e pritjes së mbi 20 mijë qytetarëve, do të jetë sfidë e re për t’i marrë këto dokumente të udhëtimit.
Kjo listë edhe për një muaj pritet të rritet, përderisa rezervat janë kah fundi.
“Po, kemi krizë të pasaportave dhe kjo është e tepërt çfarë i bëhet qytetarëve. Eja këtu, shko atje, sjelli dokumentet të fotografohesh tash të mos ketë dokumente kurse kemi nevojë të udhëtojmë. Si të mos ketë krizë? Nuk mund të kryesh punë në një vend, e gjithë kjo nuk është në dobi të qytetarëve.
Nuk është në rregull të ju them sinqerisht, ja mua më skadon afati pasaportës në korrik, unë në qershor planifikoja të udhëtoj në Gjermani, por duhet të kem afat së paku tre muaj. Tash nuk di si t’ia bëj, si do të arrij të rregulloj pasaportën”.
Këto makineri në sektorin e administratës së policisë kanë kapacitet për të përpunuar rreth 3 mijë ekzemplarë në ditë, raporton Alsat.
Por është e pamundur që kaq pasaporta të shpërndahen në një ditë, pasi vetëm në Sektorin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriore në Shkup në një ditë të zakonshme mund të shpërndahen nga 700 pasaporta në ditë. Kapacitetet njerëzore të nëpunësve civil janë edhe më të ulëta nëpër qytetet e tjera. Por, zv/ministri Nuhiu thotë se kjo mund të zgjidhet për disa ditë, përcjell albinfo.ch.
“Me qëllim që tu dalim në ndihmë qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaporta ne do të angazhojmë tërë kapacitetin kadrovik që posedojmë në Ministrinë e Brendshme në Maqedoninë Veriore për aq sa na lejojnë edhe kapacitetet teknike. Unë mendoj se janë çështje ditësh pasi do të pranojmë porosinë e parë të pasaportave dhe sigurisht që kabineti im vlerëson se qytetarët, të cilët kanë qenë të hershëm për nga koha do të duhet të jenë edhe të parët”, deklaroi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.
Ndryshe nga Nuhiu, ministri teknik Çulev thotë se do të duhet disa javë që të gjithë pasaportat t’iu jepen qytetarëve.
“Përderisa shkurtohet afati, apo mbetet 24 marsi ne tani më kemi hartuar planin strategjik. Do të punohet me turne të zgjatura, madje edhe të dielave. Kështu që mendoj se për një periudhë të shkurtët do të tejkalohet ai problem i pasaportave, mendoj për disa javë do të normalizohet situate”, tha Naqe Çulev, ministër i Brendshëm Teknik në Maqedoninë Veriore.
Sipas marrëveshjes me kompaninë gjermane “Veridos” pritet që porosia prej 100 mijë ekzemplarëve të arrij më 24 mars.
Për të normalizuar ngërçin e krijuar prej tre muajsh, nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore thanë se shërbimet administrative do të punojnë me turne të zgjatura në shtatë ditë të javës.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













