Kosova
Për çfarë janë përgjegjëse trupat zvicerane në Kosovë
Trupat zvicerane në Kosovë: përgjigje për pyetjet më të rëndësishme. Cilat janë detyrat e ushtarëve zviceranë në krizën që po kalon Kosova?
Dhuna e ushtruar nga ekstremistë serbë mbi pjesëtarët e KFOR-it, në veriun e Kosovës ka shqetësuar edhe qytetarët zviceranë, shkruan albinfo.ch. Kjo ndodh për fakt se Zvicra ka një kontingjent ushtarësh të stacionuar në kuadrin e KFOR-it në Kosovë por dhe për faktin se në Zvicër jeton një komunitet i madh kosovar/shqiptar.
Për këtë arsye, transmetuesi publik i Zvicrës, SRF ka bërë, me pak rreshta, një përshkrim të karakterit të angazhimit të Swisscoy-t në Kosovë.
Cilat janë detyrat e trupave të Zvicrës në Kosovë? Gjithsej 195 ushtarë, sa janë në mision, kanë dy detyra kryesore: Njëra është përpunimi i informacionit – d.m.th. mbledhja e informacionit dhe më pas informimi i popullatës për situatën dhe sigurinë në zonën në fjalë. Ndërsa detyra e dytë kryesore përfshinangazhimin për garantimin e lirisë së lëvizjes.
Si garantohet liria e lëvizjes? Këtu bëhet fjalë kryesisht për bllokimet e rrugëve. Detyra e ushtarëve të Swisscoy është të kontrollojnë nëse rrugët në zonë janë lirisht të kalueshme dhe në rast se jo, të heqin ndonjë pengesë.
Për çfarë nuk janë përgjegjës trupat zvicerane? Ushtarët nuk duhet të ndërmjetësojnë në mënyrë aktive në konflikte, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte, për shembull, detyra e atyre ushtarëve të NATO-s të cilët u sulmuan nga demonstruesit serbë në qytetin e Zveçanit në fillim të javës (ushtarët italianë dhe hungarezë).
A do ta zgjasë sërish Parlamenti i Zvicrës zgjatet misionin e Swisscoy? Në sesionin aktual të verës, më 15 qershor, Dhoma NAcionale e Parlamentit o të vendosë nëse do të zgjasë dislokimin deri në vitin 2026. Dhoma e Kantoneve e kishte miratuar tashmë këtë në pranverë. SVP po lufton kundër zgjatjes së mëtutjeshme, përcjell albinfo.ch. Ajo e argumenton këtë me neutralitet dhe me arsyetimin se ka frikë se ushtarët zviceranë mund të detyrohen të hyjnë në konflikt nëse situata në terren përshkallëzohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











