Lajme
KQZ: PDK-ja e Hashim Thaçit prin me 33.5 për qind

Partia Demokratike e Kosovës prin me 33.5 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ky mekanizëm zgjedhor publikoi në orët e vona të mbrëmjes rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Sipas rezultateve preliminare, të cilat i kumtoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, PDK-ja ka fituar 33.5 për qind; LDK-ja 23.6 për qind; Lëvizja Vetëvendosje 12.2 për qind; AAK-ja 10.8 për qind; AKR-ja 7.1 për qind; LDD-ja 3.3 për qind dhe Fryma e Re 2.2 për qind.
Daka tha se këto rezultate dalin në bazë të votave të numëruara në gati 99 për qind të vendvotimeve. Mbeten të panumëruara votat nga 23 vendvotime, të cilat nuk janë të futur në rezultatin përfundimtar, ku 10 janë nga Prishtina, ndërsa 13 prej tyre nga komunat e tjera.
Me gjithë raportimet e vëzhguesve për parregullsi dhe të disa partive politike që janë ankuar për manipulim të votave, në rezultatin preliminar të KQZ-së janë përfshirë edhe votat nga të të gjitha komunat, pra edhe nga Skenderaj dhe Drenasi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas kryetares Daka, nuk mban përgjegjësi për parregullsitë në terren dhe se me ankesat e bëra nga partitë politike merret Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri