Uncategorized

Kosovë-Shqipëri, patrullime të përbashkëta policore

Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës

Në prag të zezonës verore, Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët ndërshtetërorë. Patrullimet do të kryhen nga 6 patrulla, 3 nga to do të jenë të Kosovës ndërsa tri do të jenë të Policisë së Shqipërisë.

U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës, ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive. Nënshkrimi dypalësh u bë në pikën kufitare në Vermicë.

Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që dy policitë nënshkruajnë marrëveshje për patrulla të përbashkëta. Edhe herëve të tjera policia e Kosovës ka patrulluar nëpër rrugën e kombit në Shqipëri.