Kosova
Kosovë: Kuvendi miraton projektligjin për pagat
Pas një debati të gjatë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik. 63 deputetë kanë votuar për dhe një abstenoi.
Votimi i 77 amendamenteve sa ka ky projektligj, u përcoll me debate të shumta e me ndërrime të disa prej tyre. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se me këtë ligj përfundon anarkia që ishte në këtë sektor për 20 vjet.
Deputetët nuk kanë kaluar amendamentin për heqjen e shtesave që marrin deputetët nga pjesëmarrja në seanca plenare si dhe komisione. Deputetët kanë votuar pro amendamenteve 46, 47 dhe 48, ku përcaktohet koeficienti 7, si tavan për të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve publike, përcjell albinfo.ch.
Votimi i këtyre amendamenteve është shoqëruar me debat për pragun e pagës dhe çështjen e mostrajtimit të njëjtë të ndërmarrjeve publike. Deputetët kanë votuar për Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura si dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











