Shkurt.ch
Kosovarit i shtohet dënimi për vrasje nga 15 në 18 vjet
Trupi gjykues ka tejkaluar edhe kërkesën e padisë, e cila kishte pleduar për 16.5 vjet burg për kryesin e vrasjes ndaj një roje nate
Në vitin 1999, një kosovar kishte vrarë me armë zjarri një punëtor të sigurimit fizik (securitas) në Langenthal të kantonit të Bernës. Pas vrasjes ai qe arratisur dhe nuk u kishte rënë në dorë organeve të ndjekjes për plot nëntë vite.
Pasi ishte kapur, ai qe dënuar me 15 vjet heqje lirie, por Gjykata e Lartë e Bernës me një vendim që ka marrë të enjten, ia ka ngritur atij masën e dënimit në 18 vjet. Duke marrë këtë vendim, trupi gjykues ka tejkaluar madje edhe kërkesën e padisë, respektivisht të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kishte kërkuar 16.5 vjet burg për kryesin e vrasjes.
Nga ana tjetër, mbrojtja kishte kërkuar një zbritje të dënimit në 8 vjet heqje lirie, sepse, sipas saj, nuk bëhet fjalë për vrasje të rëndë por për vrasje me paramendim.
Kosovari, tashmë 44 vjeç, qe dënuar në nëntorin e vitit 2010 për veprën e kryer në vitin 1999, kur ai bashkë me një person tjetër kishte hyrë të plaçkiste në një sallon lojërash të fatit në Langenthal, shkruan “Berner Zeitung”.
Pasi që ishin zënë në vepër nga një roje e securitasit, kosovari kishte shtënë me armë drejt tij dhe e kishte vrarë. Pas aktit të kryer ai ishte “zhdukur” për një kohë të gjatë. Më në fund, ai ishte zbuluar në vitin 2008 në Irtali , ndërsa bashkëpunëtori i tij vazhdon të jetë në arrati.
Rojtari i vrarë i lokalit, atëbotë 57 vjeç, natën fatale nuk kishte pasur shërbim, por e kishte zëvendësuar një kolegë të tij më të ri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











