Kosova
Kosova sot, në ditë zie
Sot, ditë zie, në nderim të policit Sami Thaçi

Është bërë e ditur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e enjte ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaçi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.
“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptar nga Britani arrestohen në Kroaci Raportohet se dy kosovarë, që jetojnë në Britani, janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimin se bashkë...
-
I riu nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani
-
Itali: Shqiptari tenton të vrasë një bashkëkombas, arrestohet nga policia
-
Granit Musliu përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze “Operalia 2025”
-
Përditësimi i të dhënave, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Migrantët fuqizojnë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Austri Një studim zbulon se gati gjysma e punonjësve të mikpritjes në Austri kanë një sfond migrator,...
-
Austri: Arrestohet 18-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, dyshohet për plane terroriste
-
Austria regjistron mbi 7,600 krime të urrejtjes në vitin 2024
-
Fermerët e Austrisë raportojnë korrje të mira, por të kushtueshme
-
Austri: Planifikohet shtimi i kontrollit të shpejtësisë në disa rrugë