Kosova
Kosova për herë të parë në Samitin e Investimeve në Azi
Një delegacion i Kosovës nga Ministria e Punëve të Jashtme i udhëhequr nga Drejtori i Komunikimit dhe Diplomacisë Publike, Sami Kastrati, kanë përfaqësuar vendin për herë të parë në Samitin e Investimeve, i cili u mbajt në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Samiti një ditor, me pjesëmarrje të kompanive të shumta nga shtete të ndryshme të Azisë në përgjithësi dhe Azisë Jug-lindore në veçanti, duke përfshirë Korin Diplomatik të akredituar në shtetin e Malajzisë, prezantoi disa shtete të ndryshme të botës, të cilat vlerësohen me potenciale të mëdha zhvillimi, ndërsa nga kontinenti i Evropës, Kosova ishte vendi i vetëm pjesëmarrës.
Kosova u prezantua si vendi i parë në Samit nga shtetet tjera pjesëmarrëse.
“Fakti, që ne jemi këtu është dëshmia më e mirë se vendi ynë i kushton një rëndësi të veçantë Investimeve të Huaja Direkte – IHD-ve.Ne, jemi këtu për të prezantuar mundësitë e bizneseve, që ofron vendi ynë, t’ju asistojmë juve në këtë drejtim, t’i përcjellim ftesën e sinqertë për investime dhe të tregojmë përcaktimin dhe përkushtimin tonë të fuqishëm se Kosova është gati për Ju”, ka thënë Kastrati.
Nw njoftim thuhet se pas prezantimit të Kosovës dhjetëra biznese dhe fondacione kanë takuar delegacionin e Kosovës, duke shprehur interesimin për investime konkrete nga energjia e ripërtëritshme si ajo solare dhe me erë, në tekstil, telekomunikacion, atë bankar dhe sektorë të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











