Sport
Kosova, optimiste para duelit me Turqinë
Përfaqësuesja e Kosovës në ditët e fundit është përballur me lëndime, derisa futbollistët janë shprehur optimistë se do të arrijnë rezultat pozitiv
Kosova të dielën në Shkodër do të zhvillojë ndeshjen e radhës, ku do të ballafaqohet me Turqinë, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Kosovës në ditët e fundit është përballur me lëndime, derisa futbollistët janë shprehur optimistë se do të arrijnë rezultat pozitiv.
Valon Berisha përkundër se nuk është stërvitur me grupin, që nga fillimi është i gatshëm për këtë ndeshje.
“Po ndjehem shumë më mirë dhe jam i gatshëm të jap kontributin tim. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë por ne si grup çdo ditë e më shumë po fitojmë përvojë. Kemi një sulm të mirë që dhe mund të shënojmë e po ashtu edhe mbrojtja po përmirësohet. Shpresojë në rezultat pozitiv që të gëzohemi jo vetë ne, por e tërë Kosova”, deklaroi Berisha, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Optimist ishte edhe mbrojtësi Alban Pnishi, i cili luan në Grasshopper të Zvicrës. “Na pret një duel i fortë, por edhe ne kemi punuar mjaft dhe do të përpiqemi ta mbajmë rezultatin sa më gjatë të barabartë dhe pastaj nga kundërzbritjet të shënojmë. Do të shfrytëzojmë dhe atmosferën jo të mirë në radhët e Turqisë. Do ta jap maksimumin dhe të shohim”, theksoi Pnishi.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












