Kosova
Hapet Ambasada e Kosovës në Portugali
Republika e Kosovës ka bërë hapjen e Ambasadës edhe në një shtet të rëndësishëm në Evropë, i cili është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në Portugali.
Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës, u akreditua edhe zyrtarisht ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, z. Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa.
Me këtë rast, ambasadori Kryeziu i përcolli Presidentit të këtij shteti, De Sousa, urimet e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe përkushtimin institucional për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy popujve, përcjell albinfo.ch.
Republika e Kosovës vendosi të hapë për herë të parë ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar, veprim ky që u mirëprit dhe u vlerësua lart edhe nga autoritetet e shtetit pritës.
Portugalia e kishte njohur Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në organizatat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













