Sport
Kosova kërkon medaljen e artë në Botërorin e xhudos
Majlinda Kelmendi është sërish favorite për medalje në Kampionatin Botëror. Majlinda është kampione e dyfishtë e botës
Kampionati Botëror i xhudos fillon më 28 gusht, ku Kosova shpreson në medalje. Në këtë Botëror do të marrin pjesë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.
Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, në një intervistë për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se janë përgatitur shumë për këtë turne madhor.
“Ekipi në tërësi ka pasur përgatitje serioze dhe të planifikuara mirë, siç edhe e kemi praktikë para garave të këtij niveli. Gjendja shëndetësore në përgjithësi është e mire, me disa probleme të vogla, që shpresoj se nuk do të jenë pengesë për performancë serioze”, ka thënë Kuka, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se pret së paku një medalje. “Realisht pres që së paku me një medalje të kthehemi, që është cak i yni para çdo gare të madhe. Gara është e fortë dhe mundësia eventuale për plasman të mirë është prej secilit garues, shorti (hedhet të dielën) është i rëndësishem për secilin prej garuesve”, thekoi tutje Kuka.
Ai ka shtuar se Majlinda është favorite për medalje, derisa gjithashtu edhe nga Dristria pret paraqitje të mirë, ashtu si edhe për Norën, derisa me Akilin do të ishte i kënaqur nëse do të hynte në mesin e tetë më të mirëve.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











