Kosova

Kosova fiton katër kredi të buta nga Austria

Një program për kredi të buta është ndërmarrë mes Qeverisë së Austrisë dhe Kosovës. 

Ministri i Financave Bedri Hamza së bashku me përfaqësuesit e Bankave Unicredit dhe Raiffaisen që veprojnë në emër të Qeverisë së Austrisë, sot nënshkruan katër marrëveshje kredie për financim të katër projekteve.

Projektet janë: “Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Ferizajt, vlera e marrëveshjes 5.125 milionë euro, Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Graçanicës, vlera e marrëveshjes 5,115,108 milionë euro, Ndërtimin e Skemës për Furnizim me Ujë në Komunën e Istogut, vlera e marrëveshjes 5,094,246 milionë euro, dhe Trajtimi i Ujërave të Zeza në komunën e Shtimes, vlera e marrëveshjes 2.385 milionë euro”