Kosova
Nesër takimi Kosovë-Bosnjë e Hercegovinë, për taksën

Republika e Bosnjës ka kërkuar konsultime me Kosovën lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave boshnjake.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ky takim do të mbahet nesër në kuadër të CEFTA-s.
“Ashtu siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s, Bosnja ka kërkuar nga Republika e Kosovës konsultime ndërmjet dy shteteve anëtare. Në këtë rast konsultime ka kërkuar për masën e marrë nga Qeveria e Kosovës”, tha Shala.
Ministri tregoi edhe për përbërjen e delegacionit kosovar në takimin e nesërm me palën boshnjake.
“Grupi që ka shkuar janë zyrtarë të MTI-së, të emëruar nga Ministria e Tregtisë në CEFTA. Kryesuesi do të jetë shefi i kabinetit, Durim Limaj dhe drejtoresha e Departamentit të Tregtisë, Sytrime Dervisholli”, tha Shala.
Sipas ministrit, qëndrimi i delegacionit të Kosovës do të jetë i qartë: nuk do të hiqet taksa prej 100 për qind.
“Masa do të vazhdojë të jetë në fuqi përderisa nuk eliminohen arsyet që na kanë shtyrë drejt një vendimi të tillë”, theksoi Shala.
Qeveria e Republikës së Kosovës më 9 nëntor të vitit të kaluar pati marrë vendim për vendosjen e masës 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke përjashtuar këtu brendet ndërkombëtare.
Mirëpo kjo taksë nuk mbeti e tillë. Më 21 nëntor të vitit të kaluar, kjo taksë u rrit në 100 për qind.
Qeveria e Bosnjës vendimin për këtë taksë e kishte konsideruar të padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e CEFT-as.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor