Kosova
Kosova të ndjekë shembullin gjerman për shkollat profesionale

Kosova duhet të ndjekë shembullin e sistemit gjerman, pasi ka mungesë të shkollave profesionale, praktika në punë, e veçanërisht kooperimin praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve.
Kështu u tha në konferencën “Arsimi dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike”, organizuar nga Organizata gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë.
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss, tha se Gjermania është e interesuar të përkrahë sistemin arsimor në Kosovë.
“Gjermania është një shtet shumë i madh, por ka numër të pamjaftueshëm punëtorësh. Ne kemi sisteme shumë të mira që mund të shërbejnë si shembull. Është shumë mirë që të bëhen kombinime mes praktikës dhe teorisë. Në Kosovë ka vështirësi, shumë firma kërkojnë punëtorë, ndërsa shumë të rinj presin para ambasadave. Mendimi im është se Kosovës i mungojnë shumë shkollat profesionale dhe mungon praktika në punë, sidomos kooperimi praktik ndërmjet firmave dhe punëtorëve”, tha ai.
Klaus Bader-Labarre nga GIZ tha se bizneset kosovare duhet të jenë sa më aktive dhe të marrin si shembull modelin gjerman.
“Ne kemi partnerë të ndryshëm, me të cilët punojmë së bashku dhe kjo është që më shumti kemi nevojë, që jo vetëm këtu në Kosovë, por edhe me vendet e tjera ta bëjmë zhvillimin”, u shpreh ai.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, tha se tema që trajtohet sot është tejet e rëndësishme, ndërsa Frank Hantke nga FES tha se është e rëndësishme të merren shembuj të mirë që japin mundësi të mira të zhvillimit, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Me këta shembuj që mund t’i marrim, sidomos të mendojmë për investimet e mundshme, jemi të sigurt se në të ardhmen ka për të funksionuar. Unë jam shumë i sigurt se nxënësit nga Kosova do të studiojnë jo vetëm në kolegje, por do të marrin shembuj të ndryshëm për të arritur në jetë”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj