Kosova
Kontrollorët e trafikut ajror, të shqetësuar me ligjin për pagat
Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror shpreh shqetësim për projektligjin për pagat. Në një njoftim për media thuhet se kjo sindikatë ka shumë vërejtje për këtë projektligj.
“Si rrjedhojë, neni 27 i projektligjit parashihte trajtim të veçantë për kontrollorët e trafikut ajror, për shkak të rëndësisë që ka ky profesion në funksionimin e shtetit të Kosovës. Së voni, kemi mësuar që ky nen është larguar i tëri nga ligji. Kontrolli i trafikut ajror është marrë si funksion nga KFOR-i në vitin 2004 dhe që nga ai vit kontrollorët e trafikut ajror kosovar pos ofrimit te shërbimeve të trafikut ajror, janë përgjegjës në bashkëveprim me NATO-n edhe për ruajtjen e hapësirës ajrore të Kosovës. Në vitin 2010 Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes për Partneritet Publiko-Privat është obliguar ndaj koncensionarit Limak-Aeroport de Lyon që do t’i ofrojë shërbimet e navigimit ajror, për ndryshe obligohet t’i kompensojë dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë janë vetëm 22 kontrollorë të trafikut ajror, nga 32 sa ishin më parë. Në njoftim thuhet se me këtë projektligj mbetët e paqartë pozita e kontrollorëve të trafikut ajror, përcjell albinfo.ch.
Sindikata thotë se 10 kolegë të tyre janë larguar duke vazhduar karrierën jashtë Kosovës për shkak të pakënaqëais me pagat. Po ashtu paralajmërojnë pasoja nëse pagat zbriten.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











