Kosova
Kjo është gjendja e të helmuarve gjatë verifikimit të votava nga Serbia
Njëmbëdhjetë nga 26 zyrtarët e KQZ-së të helmuar dje gjatë verifikimit të votave nga Serbia, po qëndrojnë të shtrirë edhe sot në Klinikën Efektive, në Prishtinë teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile, raportojnë mediat atje, përcjellë albinfo.ch
Kështu është shprehur ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha në një konferencë për media, derisa tregoi të gjitha problemet e tyre, që kryesisht ishin me frymëmarrje, mundim, të vjella dhe skuqje të lëkurës.“Në Klinikën Infektive për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre nëntë femra, dhe dy meshkuj.
Gjendja shëndetësore e pacientëve pas ekzaminimeve që janë bërë sot është stabile. Të gjithë pacientët e kanë kujdesin e duhur profesional shëndetësor prej ekipit të klinikes. Për momentin jemi duke i pritur rezultatet e mostrave që janë marrë”, tha drejtoresha Ajazaj-Berisha.
Ajazaj-Berisha nuk dha ndonjë diagnozë të saktë sa i përket këtyre pacientëve, pasi sipas saj duhet të priten rezultatet laboratorike. Teksa tha se gjendja e dy grave shtatzëna dhe fëmijëve të tyre është e mirë.
“Disa prej tyre kanë pas mundim, dy prej tyre vjellje, disa kanë pasur ndryshime në lëkur, në formë të skuqjes dhe kruarjes. Disa prej tyre në formë të ndonjë deramadidi.
Disa kanë thënë që kanë pasur probleme me frymëmarrjes, të dhëna tjera nuk ka…për momentin nuk mundemi me dhënë asnjë diagnozë sa i përket këtyre pacientëve pa ardhur rezultatet laboratorike. Rezultatet sipas të dhënave që i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet së paku 48 orë me pritë.
Pacientët gjithsesi që duhet të qëndrojnë në klinikë duhet të observohen dhe në momentin që ne e vlerësojmë se gjendja e tyre është më e mirë do t’i lejojmë të shkojnë në shtëpi”, tha ajo.
Dje gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së, janë ankuar për kundërmim, që vinin nga zarfet dhe për një alergji. Për këtë arsye është pezulluar verifikimi i këtyre votave, dhe votat tjera nga diaspora sot janë dërguar nga Ministria e Infrastrukturës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










