Sport
KF “Ilirida” mahnit opinionin sportiv zviceran me rezultatet e arritura
KF “Ilirida” nga Berna edhe zyrtarisht e konfirmoi hyrjen në Ligën e tretë rajonale të Kantonit të Bernës, duke mundur të dielën ekipin e Zollikofen-it me rezultat të lartë 7:1, në kuadër të Ligës së katërt rajonale.
Ekipi shqiptar i përbërë nga bashkatdhetarët tanë nga trevat e Maqedonisë dhe të Kosovës, zhvilloi një lojë të mrekullueshme, duke lënë përshtypje se bëhet fjalë për një ekip ndaj të cilit do të duhet të kenë kujdes edhe ekipet më të mira të Ligës së tretë. E gjithë kjo, për arsye se katër javë para përfundimit të kampionatit, KF “Ilirida” ka krijuar një distancë marramendëse (17 pikë diferencë) ndaj ekipit që renditet në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit, e që do t’ ia kishte lakmi çdo ekip nga ligat zvicerane në përgjithësi. Edhe nga aspekti I efikasitetit të ekipit, KF “Ilirida” mund të krenohet me golaverazhin e krijuar duke shënuar gjithsej 111 gola.
Që nga themelimi i tij, KF “Ilirida” i është përkushtuar me kujdes të madh angazhimit të të rinjve shqiptarë në këtë sport bashkëkohor, me qëllim që ata të jenë një pasqyrë e shkëlqyeshme për integrimin në rrjedhat e jetës shoqërore në Zvicër. Kryetari i palodhur i ekipit, Mifti Sinani për “Albinfo” deklaron: “I falënderoj nga zemra të rinjtë shqiptarë të cilët në asnjë rast nuk hezituan që të angazhohen në ekip, duke i lënë pas dore disa kënaqësi që i kërkon jeta e tinejxherëve dhe duke u bërë shembull se si duhet të përfaqësohet kombi shqiptar.
Gjithë ky sukses është rezultat i gatishmërisë së kryesisë për t`i orientuar të rinjtë në një rrugë të drejtë, të përbërë nga anëtarët: Kadri Imeri, Taxhedin Shabani, Feris Orani, Myrtezan Volina, Minir Imeri, Samet Veseli, Genc Dauti etj., si dhe sponsorin kryesor, Selim Demiri e të tjerët. Nuk duhet harruar edhe kontributin e bashkatdhetarëve tanë, anëtarë të rregullt, të cilët në asnjë rast nuk munguan në spektaklet e ekipit shqiptar, duke i përkrahur ata në secilën ndeshje të zhvilluar dhe të cilët rregullisht bëjnë tifo për lojtarët me tingujt e dy lodrave (tupaneve), duke krijuar një ambient të ngjashëm me tifozët e kalibrit të “Ballistëve”, “Plisave”, “Shvercerave” etj.
Nuk mund ta anashkaloj edhe punën e mrekullueshme të trajnerit Refet Orani dhe zëvendësit të tij Nexhmedin Memedi, të cilët shfrytëzoj rastin që personalisht t’i falënderoj nga zemra për punën e palodhur që janë duke e bërë me ekipin”. KF”Ilirida” u themelua në vitin 2008 dhe që atëherë, ekipi nuk njehë opsion tjetër përpos sukseseve. Më 11 qershor të këtij viti, parashihet të organizohet një tubim fetsiv me të gjithë bashkatdhetarët dhe dashamirët e ekipit, për të festuar kualifikimin në Ligë e tretë, me c’ rast në fushën sportive të “Bodenweid”-it në Bernë, mysafirët do t’i argëtojë këngëtari i mirënjohur Xhemail Murtishi me grupin e tij folklorik, ndërsa hyrja është falas.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










