Shëndetësi
Këshilla nga mjekët si të qëndroni larg vapës
Mjekët japin disa këshilla dhe rekomandime që të gjithë njerëzit duhet t’i ndjekin me rigorozitet, sidomos kategori të caktuara
Të gjithë e dinë se në ditët e nxehta problemet shëndetësore të njerëzve shtohen. Kjo ndodh për shkak të pakujdesisë së tyre dhe kënaqësisë së ditëve me diell në plazh.
Për këtë arsye, mjekët japin disa këshilla dhe rekomandime që të gjithë njerëzit duhet t’i ndjekin me rigorozitet, sidomos kategori të caktuara.
Mos dilni gjatë orëve më të nxehta
Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë. Gjatë valëve të nxehta, vlerat e këtij gazi ndotës shpesh tejkalohen dhe shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës, sidomos për njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes ose me astmë, transmeton ATSH.
Merr një freskuese qoftë edhe të vogël
Flladi i një freskueseje ndjehet si lehtësim i mirëpritur. Ato nuk e freskojnë ajrin. Ato lëvizin përreth, me qëllim të krijimit të një brezi për të rritur efikasitetin e metodave normale të trupit për mbajtjen e ftohtë nëpërmjet konvecionit të nxehtësisë nga lëkura dhe avullimi i djersës nga lëkura, përcjell albinfo.ch.
Freskueset shumë herë janë bërë edhe shkak sëmundjesh për shumë persona dhe madje edhe të moshave të ndryshme.
Vetëm njerëzit e moshuar duhet të shqetësohen për ndikimin në shëndetin e tyre
Është e vërtetë që shtrimet në spital shtohen gjatë valëve të nxehtësisë dhe se shumë nga këta pacientë që shtrohen janë të moshuar.
Temperaturat në të cilat trupi punon më së miri bien brenda një diapazoni të ngushtë, 36 deri 37,5 gradë. Indet në lëkurë fillojnë menjëherë të ndjejnë rritjen e temperaturave e cila fillimisht nis me 1 gradë C më tepër.
Hapni të gjitha dritaret
Hapja e dritareve është gjëja e parë që shumica prej nesh bëjnë kur është nxehtë. Por gjatë ditës kjo mund të eliminohet.
Duhet vetëm të hapni dritaret nëse ajri jashtë është më i freskët se ajri brenda, çfarë ka gjasa të ndodhë gjatë natës. Në një mot vërtetë të nxehtë, duhet të mbyllni dritaret gjatë ditës. Për shkak se ka më shumë hije brenda, ajri mund të jetë edhe më i freskët.
Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik (Shqipëri) rekomandon që të pini ujë rregullisht, shmangi alkoolin, kafeinën dhe sheqerin e tepërt, hani vakte të vogla dhe më shpesh, vishni kapele dhe syze, bëni dushe të freskëta, vishni veshje të lehta e të gjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














