Shkurt.ch
Kërkohet rishikim i kushteve për adoptim të fëmijëve
Këshilltarja nacionale e të Gjelbërve, Francine John-Calame, ka deponuar një iniciativë parlamentare në favor të zbutjes së kushteve për adoptim të fëmijëve në Zvicër, njofton e përditshmja “24 Heures”.
Vërejtjet kryesore të këshilltares nacionale kanë të bëjnë me faktin se kërkesat aktuale në fuqi nuk përkojnë me mënyrën e jetesës së tanishme. Në fakt, autoritetet nuk i shqyrtojnë kërkesat e çifteve që jetojnë së bashku pa u martuar, apo që jetojnë në partneritet të regjistruar, pa lidhur kurorë.
Përpos këtyre vërejtjeve, çiftet po ashtu realizojnë kur kanë probleme fertiliteti kur u afrohen të tridhjetave dhe se duhet pritur moshën 35-vjeçare për të mundur të adoptojnë fëmijë, ashtu siç e kërkon procedura e adoptimit aktual. Veq kësaj, procedura e adoptimit është po ashtu e gjatë dhe se çiftet arrijnë moshën 40-vjeçare kur mund të adoptojnë, kurse në disa vende ku çiftet dëshirojnë të adoptojnë fëmijë, preferohen çiftet e moshës së re.
Reth 400 adoptime finalizohen në Zvicër në vit, edhe pse 1000 çifte e fitojnë këtë të drejtë për çdo vit.
Në nëntor të vitit të kaluar iniciativa e F. John-Calame është pranuar thuajse unanimisht (21 pro, 1 kundër) nga Komisioni për çështje juridike të Këshillit Nacional.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











