Integrimi
Ftesë për bashkëpunim në organizimin e ekspozitës mbi dëshmorët nga diaspora
Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë.
Qendra Kulturore e Kosovës, përmes një apeli publik, lut bashkatdhetarët në diasporë që me artefakte të ndryshme të kontribuojnë në një ekspozitë të planifikuar kushtuar dëshmorëve nga diaspora të cilët ranë në luftën e Kosovës.
“Lufta e fundit për lirinë e Kosovës ,mobilizoi diasporën anembanë për ti dalë krah vëllezërve e motrave në atdheun tonë, tokës që kishte nevojë të merrte frymë pa pushtuesin serb. Mijëra djem e vajza nga diaspora ju përgjigjën kësaj thirrje. Një pjesë e madhe e atyre që shkuan për të luftuar për Lirinë e Kosovës, nuk u kthyen më në luksin e Zvicrës po u bënë gur atdheu”, thuhet në apelin e dërguar nga QKK.
“Në nderim dhe kujtim të dëshmorëve, Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë. Këto të dhëna mund t`i dërgoni pranë Qendrës Kulturore në email; shukrije.ramadani @gmail.com ose telefon 0041/0/765640138.
Ekspozita që do të dalë si rezultat i këtyre artefakteve, do të hapet në fund të muajit shtator 2016, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.
Pas mbylljes, ekspozita do të bartet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, dhe në fund do të vendoset në Muzeun e Kosovës. Ata na e dhuruan jetën, ne mund t`ua dhurojmë përjetësinë duke i kujtuar!”, thuhet në apelin e nënshkruar nga Shukrije Ramadani-u.d. Drejtoreshë e Qendrës Kulturore në Zvicër.
QKK gjendet në këtë adresë: Eugen Huber strasse 19 a Altsteten
Tel. 038 200 77273
Tel. mob. 00 41 765640138
email: [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Shtator 2016
- Ora18:00
- LokacioniCyrih (QKK)
- Data e përfundimit26 Gusht 2016 - 18:00
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













