Kosova
Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe ryshfet, arrestohen 23 persona
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, të cilët po dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”, përcjell albinfo.ch.
“Janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronarë të një në autoshkolle”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se të arrestuarit u kishin mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme, pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).
Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do të përdoren si dëshmi në procedura gjyqësore.
Me aktvendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










