Kosova

Këngëtarë të njohur argëtojnë bashkatdhetarët në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizoi koncertin për diasporën.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, para një numri të madh bashkatdhetarësh, u mbajt koncerti me këngëtarë të njohur të estradës kosovare.

Para të pranishmëve, me këngë nga repertori i tyre u paraqitën Naim Abazi, Mihrije Braha, Blero, Shkumbin Ismajli dhe Albina Kelmendi Në këtë koncert, me valle shqiptare, performuan edhe valltarët e ansamblit “Bajram Curri”, nga Prishtina përcjell Albinfo.