Lajme
Katërmbëdhjetë të vdekur, qindra të plagosur nga tërmeti në Egje
Katërmbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.
Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.
Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer, tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat.
Dëme pati edhe në ishullin grek, Samos. Drejtori i spitalit në Samos tha se katër persona u trajtuan atje për dëmtime të lehta.
Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se epiqendra ishte në një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje, me një magnitudë 6.6. Ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë shkuar në Izmir.
Udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë, të mbërthyer në një mosmarrëveshje të ashpër mbi të drejtat e eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdheun lindor, patën sot një bisedë telefonike.
Sipas Presidencës së Turqisë, ata shfaqën shpresën se dy vendet do t’i kapërcejnë shpejt pasojat e tërmetit.
Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.
Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja./VOA
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










