Fun
Kapela që mund të ndryshojë disponimin tuaj
Bëhet fjalë një pajisje portative që do të lejojë përdoruesin të ndryshojë disponimin e tij psikologjik
Lamtumirë duhanit, alkoolit dhe substancave të tjera psikotrope, pak a shumë të ligjshme. Me të nuk do të keni më nevojë për të ngrënë a për t’u çlodhur, pohojnë në firmën “Start up” nga Kalifornia, e quajtur “Thync”, duke bërë të ditur se ajo ka nisur përpunimin e një pajisje portative që do të lejojë përdoruesin të ndryshojë disponimin e tij psikologjik, thotë gazeta “Spectrum”.
Bëhet fjalë për një pajisje që mund të mbahet në kokë dhe që mund të kontrollohet nëpërmjet një aplikacioni smartphone. Ai përdor një algoritëm me “neuro-shenja”, një formë e stimulimit të kokës të drejtpërdrejtë, e cila dërgon valë në tru të një individi për ta bërë të ndihet më i relaksuar apo më energjik.
Në fakt, kjo lloj pajisjeje nuk është e re. Wall Street Journal thekson se disa kompani, si Medtronicapo Shën Jude Medical tashmë i fabrikojnë. Por, ato pajisje janë vetëm për mjekët e spitalet dhe jo për pacientët, ndërsa firma “Thync” dëshiron të ofrojë këtë sistem për publikun. Me fjalë të tjera, kjo pajisje do duhej të jetë më e lehtë për ta pasur sesa shumë trajtime të reja apo pajisje mjekësore.
Sipas Venture Beat, firma “Thync” përfaqëson komercializmin e një teknike […] që mjekët e përdorin prej vitesh për trajtimin e depresionit, lëndimin e trurit, të mësuarit dhe probleme apo vështirësitë e kujtesës.
Pajisja dërgon ultratinguj në nervat e kafkës ose sinjale elektronike të ulëta, të cilat transmetohen më pas në tru. Ekzistojnë deri tani tri lloje të sinjaleve, të cilat mund të pëdoren për të zgjedhur natyrën dhe intensitetin për aplikimin: për paqe, për koncentrim dhe energji. Kështu që brenda disa minutave përdoruesi mund të ndikojë në disponimin e tij.
Parimi mbetët prapëseprapë shumë i errët, sepse ‘designers’ nuk kanë zbuluar fotografi apo imazh të pajisjes dhe nuk kanë njoftuar për datën e daljes të këtij produkti. Megjithatë, shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë në Neuroscience nga Stanford, Harvard dhe Massachusetts Institute of Technology janë duke punuar prapa skenave që nga viti 2011. Pajisja tashmë është testuar në 2.000 persona. Firma “Thync” gjithashtu ka bërë të ditur kohët e fundit se ka arritur të mbledhë afro 13.000.000 €, shumica e të cilave vjen nga firma “Khosla Ventures”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











