Bota
Joe Biden pritet të shpallë kandidaturën për president të SHBA-së
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të premten se është në prag të shpalljes së planeve të tij për të garuar për president në vitin 2020, por pranoi se po kujdesej posaçërisht në zgjedhjen e fjalëve të tij për të mos nisur që tani fushatën presidenciale.
Biden, 76 vjeç, e ka menduar prej disa muajsh një tjetër mundësi garimi për Shtëpinë e Bardhë, e ka lëvizur shumë ngadalë e kujdesshëm drejt një vendimmarrjeje. Por, hapi i radhës i demokratit nga Delaware mund të jetë turbulluar disi nga disa femra, që gjatë javës së kaluar kanë denoncuar se Biden i kishte prekur ato në mënyrë të papërshtatshme, apo i kishte bërë të ndiheshin keq.
“Jam në prag të marrjes së vendimit”, tha Biden, i cili shihet si pretendent brenda partisë së tij, edhe pse nuk është bërë ende zyrtarisht pjesë e garës, teksa fliste përpara punonjësve të sindikatave në Uashington.
“Edhe nëse do ta dija me siguri që do të garoja për president që prej Ditës së Falënderimeve, qëllimi im prej ditës së parë, nëse do të vendos të garoj, do të jem personi i fundit që do ta shpall”.
I pyetur në lidhje me pretendimet e ngritura ndaj tij, apo nëse femra të tjera mund të dalin me akuza të ngjashme, Biden tha se “nuk do të habitej aspak”. “Kam pasur kontakte me qindra e qindra njerëz, të cilët nuk i njoh, që thonë të kundërtën e atyre grave”.
Të mërkurën, Biden publikoi një video në rrjetet sociale, ku adresonte çështjen e kontaktit fizik me femrat, duke u zotuar se “do të jetë më i kujdesshëm në respektimin e hapësirës personale në të ardhmen”.
Presidenti Donald Trump, i cili është përballur me akuza të tjera për sjellje të pahijshme me gratë, që deri më tani kanë qenë më serioze sesa ato me të cilat përballet Biden, ishte tejet i shpejtë në sulmin drejtuar demokratit në “Twitter”. Ai madje refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-ës ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan.
“Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump të premten.
Por, në takimin me punonjës sindikatash të së premtes, Biden lëshoi batuta lidhur me situatën ku është përfshirë së fundi, kur i tha turmës së pranishme se “kishte marrë leje” të përqafonte presidenten e unionit, apo “t’i hidhte dorën në qafë”, një prej disa fëmijëve që ftoi të ngjiteshin në podium krah tij, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










