Kuriozitete
Jo çdo fëmijë ulet sot në bankat e shkollës, mësimi privat me trend rritjeje
Në Austri këta nxënës quhen "Freilerner" ose "Unschooler" - ata qëndrojnë në shtëpi me prindërit, megjithatë nuk kanë detyra të përditshme, as planprograme të detajuara mësimore dhe qëllim konkret të arsimimit. Në fund ata duhet të testohen dhe marrin çertifikatën.
Jo çdo fëmijë ulet sot në bankat e shkollës. Gjithmonë e më tepër prindërit vendosin të tërheqin fëmijët nga shkollat publike dhe e zëvendësojnë atë me mësim privat. Kështu ndodh në shumë vende të Europës, ku detyrimi për të shkuar në shkollë mund të zëvendësohet me mësime shtëpiake ose shkolla private pa përmbushur të drejtën publike. Është një trend në rritje: në Austri gjatë pesë viteve të fundit ky grup është rritur me 500 nxënës të ri. Gjatë vitit shkollor 2017/18 ishin 2320 nxënës, ndërsa shifrat e këtij viti mungojnë. Në Austri këta nxënës quhen “Freilerner” ose “Unschooler” – ata qëndrojnë në shtëpi me prindërit, megjithatë nuk kanë detyra të përditshme, as planprograme të detajuara mësimore dhe qëllim konkret të arsimimit. Në fund ata duhet të testohen dhe marrin çertifikatën.
Kjo ka shtyrë në debat psikologët, nëse këta nxënës arrijnë të përshtaten në shoqëri dhe a mund të kultivojnë kulturën e debatit.
Disa prindër shfrytëzojnë ligjin për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi në baza fetare, por ka edhe të tjerë që duan të mësojnë fëmijët sipas planprogramit të tyre dhe jo të asaj publike.
Vërejtje: Mësimet private në shtëpi, kanë qenë kulturë e familjeve të mëparshme aristokratesh në Perëndim, por edhe te bejlerët shqiptarë. Në “Kujtime”-t e Eqerem Bej Vlorës, autori tregon për mësimin privat që ka mësuar me mësues nga Stambolli, Italia dhe Austria.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












